Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka komentuar menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, në Kosovë, nga ana e Qeverisë në detyrë.


Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, në fillim, pas shfaqjes së pandemisë është përdorur, sic e quan ai, një logjikë e gabuar e kufizimve.

“Kufizimet e para kohore, dhe me i detyru qytetarët me dalë të gjithë me një kohë, ishin gabim i madh”, thotë Haradinaj.

“Ajo ish me na detyru të gjithëve me dal në të njëjtën kohë që me ia shkepë njeri-tjetrit virusin. Ajo ishte një logjikë e gabuar”, ka shtuar kryetari i AAK-së.

“Në aspektin e mbrojtjes shëndetësore mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mjekëve…”, thotë Ramush Haradinaj.

Tutje, ai kritikon Qeverinë në detyrë Kurti se në aspektin ekonomik e kanë menaxhuar keq situatën dhe sipas tij do të shkaktojnë me sjelljet e tyre dëme të mëdha për qytetarët.

“I është bërë një dëm ekonomisë që ka mujtë me u sanue”, tha për Reporteri.net, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.