Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka komentuar takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq duke e konsideruar si një mashtrim të rrezikshëm nga kryeministri i Kosovës.

Ai tutje tha se nuk është ajo se çfarë kemi pritur të gjithë e që është njohja reciproke.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti ka organizuar një agjendë të rrezikshme dhe pa temën kryesore.

“E kam thënë edhe më herët që pa plotësimin e dy kushteve kur i ka lajmëruar Kurti, edhe pse ne e kemi hequre taksën dhe reciprocitetin, Serbia nuk përmbushi ndonjë kusht të përshtatshëm për vazhdimin e dialogut, ndërsa ajo që është me kritike është mënyra e organizimit të një agjende nga kryeministri Kurti, i cili propozon atje disa tema që i bie se ai po ofron dialog pa të pakufishëm dhe jo temën kryesore njohja reciproke dhe ky është mashtrim i ulët çështja e transformimit dhe kalimit nga një marrëveshje në tjetrën dhe krejt këto janë qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti”.

“Ky nuk është dialog, por mashtrim i rrezikshëm për Kosovën dhe nuk është ajo që e kemi pritur, pra çështja kyçe e që është njohja reciproke”, përfundoi Haradinaj.