Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka qëndruar në odën e anëtarit të ri të AAK-së, ish-asambeistit të PDK-së, Naim Bazajt.

Bazaj e ka pritur Haradinajn në odë me ‘shahirë’ që këndonin këngë të vjetra me çifteli.

Gjatë kësaj ndeje, Bazaj ka dashur ta nxjerrë kuletën, por është ndalur nga Haradinaj. Ky më pas e nxjerrë kuletën dhe ua gjuan disa para këngëtarëve.

Naim Bazaj ishte asamblisti më i votuar i PDK-së në Drenicë. Ai dje u anëtarësua në AAK, ku u prit nga Haradinaj.