Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova mund të krenohet me ligjet e reja që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka thënë se me qëllim të të zbatimit të ligjeve fushën e kundërkorrupsionit në praktikë, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendosin për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fcebook, Haradinaj po ashtu ka thënë se prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mund të krenohemi me ligjet e reja, që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion.

Me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në Mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendosim për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

Prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit.

Për këtë, sistemit të drejtësisë duhet t’i vijnë në ndihmë edhe qytetarët dhe shoqëria civile, duke bashkëpunuar ngushtë, që në një të ardhme të afërt, të jemi dëshmitarë se shteti i së drejtës do të triumfojë në këtë betejë.