Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë mirënjohje për ish-ushtarin e UÇK-së, Ajet Poterën.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kujtuar kohën kur Potera u plagos rëndë në Baballoq të Zonës së Dukagjinit.

“Menjëherë pas fillimit të Luftës Çlirimtare, me 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdes – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit. Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit”, ka shkruar ai./Llapi.info


May be an image of 3 people, people standing, people sitting and indoor