Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka publikuar një video ku shihet Kurti duke kritikuar taksën rrugore prej 5 eurove të vendosur nga qeveria e Shqipërisë.

Kryetari i AAK-së e ka lidhur taksën e Shqipërisë me vendimin për etiketat e regjistrimit të veturave, vendim i marr nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj e ka quajtur hajni këtë që e ka bërë Albin Kurti dhe ka thënë se çdo punë që po e bën Albin Kurti është e ligë.

Postimi i plotë:

Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtoi 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh! Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sodo të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!