Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vlerëson se raportet e Kosovës janë më të mira me Kinën se me Bosnjën.

Kështu ai ka thënë në një intervistë për gazetën boshnjake Avaz.

Këtë Haradinaj e ka argumentuar duke thënë se Kina e njehë pasaportën e Kosovës, madje theksoi se ata e kanë konsullatën këtu, transmeton lajmi.net.

“Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, madje kanë edhe konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, nëse e shohim kështu, Kosova ka raporte më të mira me Kinën e largët sesa me Bosnje e Hercegovinën fqinje”, tha kryeministri Haradinaj.