Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin rajonal për Evropë nga Instituti Ndërkombëtar Paul McCarthy dhe drejtorin e Qendrës për Global Impact Antonio Garrastazu.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se dy mysafirët i ka njoftuar me progresin në sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Postimi i Haradinajt:

Prita në takim Drejtorin Rajonal për Europë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact.

Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja.

Po ashtu, i njoftova për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.