Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka parashtruar tri pyetje kryeministrit Albin Kurtit lidhur me Asociacionin.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, i ka kërkuar Kurtit ‘’të ndalë mashtrimin me dialog’’.

“Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin. E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin”, ka shkruar Haradinaj.