Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit politke në vend.

Haradinaj ka thënë se kryemistri Kurti ka mashtruar edhe partnerin e koalicionit.

Ai madje ka thënë se e ka pritë më gëzim rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Për një kohë VV ka qenë më e lënë anash, prej aleatëve. Nuk kam pas shumë argumente pse me mu dhimt kjo qeveri, ta kisha pas veç një element që po e dëmtojë Kosovën isha ndalë. Shihe çka ndodhe me qasjen e tyre, por kurrë s’kemi kalu në fyerje me aleatët tanë. Është mirë që ka shku kjo qeveri. Ne e kemo votu, por nuk e ka rrëzu opozita, e kanë rrëzu veten. Me pyet opozitën a ka qenë e gabume rrëzimi, është e gabueshme”, ka thënë Kurti në TV Dukagjini- transmeton Indeksonline.

“Veprimet e kryeministrit e dobësuan Kosovën. Ne nuk kemi qenë krijues të kësaj qeverie, koalicioni e ka rrëzu veten për daljen e kësja gjendje. E kam prit më gëzim votumjen e kësaj qeverie me shku në shtëpi. Kur i hekë mashtruesit, shiqoni sa lartë shkon hiprokrizia e tyre tash fillojnë kërcënojnë me vëllavrasje. I kemi pa sa te padobishëm që janë. Jemi gëzu që kanë shku”, ka shtuar tutje ai.