Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e vendit që të protestojnë kundër taksës prej 5 euro për regjistrim të veturave.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, shkroi Haradinaj.

Ai tutje shtoi se u protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

“Protestoni për të drejtat tuaja!”, shtoi ai.