Shumë alpinistë shqiptarë i kanë pushtuar majat më të larta në botë.
E njëra prej tyre është edhe Arineta Mula e cila i ka ngjitur majet më të larta në botë.

Sot Mula i ka treguar përvojat e saj kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.