Vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb.