Reliable Robots dhe Xwing janë dy kompani fillestare të Zonës së Gjirit që janë duke punuar në aeroplanë që mund të fluturojnë vetë – pa ndonjë pilot.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në vend që të ndërtojnë aeroplan të ri, të dyja firmat kanë rikonstruktuar “Cessna Grand Caravans”.

Avionët mund të fluturojnë në mënyrë të pavarur derisa një operator i largët monitoron fluturimin, duke marrë kontrollin nëse do të jetë e nevojshme.

Xwing e mori në fluturim gazetarin e CNBC për një test fluturimi ku piloti nuk preku kontrollet as edhe një herë.