Komuna e Podujevës sot ka shpallur konkurs për drejtor të teatrit të qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë.

Ky konkurs, sipas njoftimit të bërë nga faqja zyrtare e Komunës së Podujevës, është shpallur sot në bazë të Ligjit të Shërbimit Civil nr. 3/L- 149 të nenit 11 pika 1, si dhe në bazë të Urdhëresës Administrative, shkruan Llapi.info.

Sipas kësaj shpallje, konkursi do të jetë i hapur deri më 17 tetor të këtij viti./Llapi.info

Për plotësimin e vendit të punës nevojiten këto kushte >>