Hani më pak patate, bizele dhe misër

Hani më pak patate, bizele dhe misër

Shkencëtarët nga Harvardi kanë konstatuar se armiku më i madh i linjës së trupit janë patatet, e miku më i mirë i të gjithë atyre që duan të humbin peshë – lulelakra. Shkencëtarët pajtohen se një meny e shëndetshme duhet të bazohet në pemë dhe perime, por nuk janë të gjitha pemët dhe perimet njësoj. Pas një studimi të thukët, shkencëtarët nga Harvardi kanë konstatuar se armiku më i madh i peshës ideale janë patatet. Deri te këto të dhëna ata kanë ardhur, pasi që kanë analizuar shprehitë ushqimore të 130.000 amerikanëve. Me këtë rast është parë edhe se, ata që konsumojnë rregullisht boronica, humbin rreth 1 kg në çdo katër vjet. Përzgjedhje e mirë janë edhe mollët, dardhat, dredhëzat, rrudhi i thatë, kumbullat, meqë e përshpejtojnë metabolizmin. Patatja, bashkë me bizelet dhe misrin, nuk preferohen meqë kanë shumë kalori, e pak ujë. Kjo nuk d.m.th. se patatet duhen hequr në tërësi nga menyja, por duhet kufizuar përdorimin e tyre.