Foto ilustrim

Militantët e Gazas, të njohur si Hamas, deklaruan të shtunën se kanë pranuar armëpushimin pas vrasjes së një ushtari, në pragun e një lufte të madhe. Izraeli dhe Hamas kanë luftuar tri luftëra gjatë dekadës së kaluar. Hamas vendosi për armëpushim pas presionit të madh të Egjiptit dhe atij ndërkombëtar.

Sulmet ndaj të dyja palëve kishin vazhduar edhe pas armëpushimeve të deklaruara më parë. Izraeli ka deklaruar se nuk është i interesuar për konfliktë të radhës me Hamasin, por thotë se nuk do të tolerojë fluturimin e mjeteve të ndryshmenga Gaza mbi Izrael.Të premten, një snajperist palestinez kishte vrarë një ushtarë izraelit, sulmi i parë pas 4 viteve – ndërkaq Izraeli lëshoi ofenzivën duke shkatërruar më shumë se 60 caqe dhe seli të tyre.

Katër palestinezë mbetën të vrarë duke përfshirë tre militantë të Hamasit.