Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, thotë se partia e tij, LDK-ja është institucionaliste dhe me udhëheqjen e re po i jep hapësirë gjeneratave të reja.

“Jemi model i organizimit politik, gjeneratat e reja po vijnë në shprehje gjithnjë e më shumë. LDK është institucionaliste, zgjedh në mënyrë legjitime, imazhin e ri të LDK-së do ta përkrahim të gjithë, progresin që po merr Kryesia e re dhe kryetari Abdixhiku”, ka deklaruar ai në intervistën REPORTERI n’Komunë.

Kurse, sa i përket rezultateve që pret në zgjedhjet lokale, Haliti ka thënë se përveç që pret të fitojë sërish edhe një mandate për kryetar të Vitisë, beson se LDK do të fitojë edhe komunat tjera aktuale që qeverisë.

“Do t’i ruajmë komunat që udhëheqim, nuk është larg edhe disa komuna ku është opozitë”, ka deklaruar ai.

Kurse i pyetur për mundësinë që ka LDK për ta fituar Prishtinën, ai beson se mund të ndodh kjo. “Prishtina ka gjasa me unitet, profesionalizëm, prishtinasit kanë besim në udhëheqjen e LDK-së sepse nën udhëheqjen e LDK janë bërë shumë punë të mira”, ka deklaruar ai.