Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti edhe njëherë është shprehur pro hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti.

Haliti në një inkuadrim të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini ka thënë shkurt se e përkrahë idenë për bashkëngjitjen e PDK-së në Qeverinë Hoti.

“Po, PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti”, ka thënë shkurt Haliti.

Teksa anëtari tjetër i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se në organet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për një opsion të tillë.