Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi e ka përkrahur vendimin e sotëm të ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca për shkarkimin e 14 konsujve.

Matoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky veprim i Konjufcës është i drejtë.

“Më 3 shkurt në një shkrim të botuar te Gazeta Exspress, e kam paralajmëru këtë hap që sot e ndërmori Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Shkarkimi i konsujve që kanë marrë detyra përmes lidhjeve nepotiste e partiake do të ketë kuptim vetëm nëse Ministri ia rikthen kredibilitetin konkursit publik që nxjerr në psh vlera dhe meritokraci”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se në një shkrim të botuar kishte thënë se Qeveria në krye me Albin Kurtin, sipas tij, duhet t’ia kthejë dinjitetin vendit.

“Duke mos e lënë diplomacinë e saj në duer militantësh partiakë, rrugaqësh t’pa shkollë e shoferësh, unë si rival politik, do ta duartrokas fort! Nëse arrinë me ua mbyllë derën analfabetëve funksional, për t’i mbajtur jashtë sistemit, duke i dhënë kredibilitet konkursit publik, bravo i qoftë”, ka thënë më tej Matoshi.

“Nuk ka shumë rëndësi se kush janë ata që u shkarkuan, nuk kam asnjë dyshim në domosfoshmënibëve kētij akti, por jetike për ta rritë besueshmërinë dhe transparencën do të jenë emrat që do të pasojnë në vend të tyre. Vetëm atëherë do të shihet qartë motivi i vërtetë i shkarkimit të atyre konsujve të Republikës së Kosovës nepër botë”, ka shtuar në fund ish-këshilltari i kryeministrit Haradinaj.

Sot, Glauk Konjufca, ministër i Punëve të jashtme dhe Diasporës, shkarkoi 14 konsuj në disa shtete.