Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka folur për shkarkimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe zhvillimet në këtë Agjenci.

“Unë mendoj që ato që janë privatizuar jo në bazë të ligjit, duhet t’i kthehen qytetarit”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.

Ai tha se privatizimi ka qenë kanceri i shoqërisë tonë.

Sipas tij, pasuria e Kosovës ishte në duart e vetëm disa njerëzve.