Një 20 vjeçar nga Gjakova është arrestuar sot nga Policia pasi kishte hyrë në një shtëpi dhe i kishte grabitur 4 euro dhe një telefon në vlerë 50 euro.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i ka thënë Reporteri.net se një grua ka raportuar në Polici se derisa ishte duke fjetur në dhomë i ka hyrë grabitësi.

“Viktima femer raporton se derisa ishet duke fjeturë ne shtepinë e vetë ne Rr.: “Shote Galica” – ne Gjakovë, rreth ores 05:00 nje person i dyshuar ju kishte hedhur me gjunjë ne trup dhe duke e shtrënguar per fyti ja kishte kerkuar te hollat, ku kishte arritur qe ti marre nga portofoli shumen prej 4(katër) Euro, si dhe nje telefon te markes Samsung ne vlere prej 50(Pesëdhjetë) Euro. Me pas i dyshuari eshte larguar ne drejtim te panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën te mbuluar me nje kapele ne forme maske ku nuk i vërehej fytyra fare”, tha Gjurkaj për Reporteri.net.

Pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari:

“SH. Z. I lindur 2001 i perkatësisë ashkalinje, i cili ne prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me te cilen akuzohej. Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilen dyshohet se eshte kryer vepra jane konfiskuar nga ana e policisë. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar departamenti i krimeve te renda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet ne qendren e ndalimit. Rasti nën hetime. Rasti si i tillë është cilësuar si grabitje”, tha Gjurkaj.