Një veturë e tipit “BMW” është vjedhur në orët e para të mëngjesit në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Vetura është vjedhur në ora 03:00, ndërsa e njëjta më vonë është parë në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, qytetari i cili ka raportuar këtë vjedhje, Koti Statovci.

“Njerëz të mirë, ky kerr është i shokut tim edhe u vjedh sot në orët e mëngjesit në 03:00 në Podujevë. Ndërsa për herë të fundit është pa në rrugën Llazarevë – Prishtinë, sot në ora 03:30. Vërejtje: vetura ka poseduar tabelat e reja 01-808-PO dhe një detaj, shofer-shajmen e ka të krisur vetura”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujevë ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info

May be an image of car
May be an image of car and outdoors
May be an image of car and outdoors