Hajnat vjedhin edhe rrethojat e varrezave në fshatin Obrançë të Podujevës

Vjedhjet s’kanë të ndalur nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Përderisa javët e fundit u raportuar disa vjedhje të rënda kryesisht nëpër shtëpi, një tjetër vjedhje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Obrançë.

Hajnat s’i kanë kursyer as rrethojat e varrezave të këtij fshati, të cilat ishin punuar vullnetarisht. Aty hajnat kanë përvetësuar rrethojat panel të varrezave.

Rasti është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga PK.

Duhet përkujtuar se vjedhjet kryesisht të rënda kanë qenë të theksuara ditëve të fundit në rajonin e Podujevës./Llapi.info

Image may contain: one or more people, people standing, sky, cloud, outdoor and nature
Image may contain: cloud, sky, tree, plant, outdoor and nature