Vjedhjet e shumta po vazhdojnë të jenë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës, ndërkohë që në javën e fundit kanë ndodhur disa të tilla, raporton Llapi.info.

Hajnat po depërtojnë brenda shtëpive, derisa po kryejnë vjedhje të rënda. Një e tillë ka ndodhur në fshatin Shtedim të kësaj Komune. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në dy shtëpitë e tyre dhe përveç demolimit,  në njërën prej tyre kishin arritur të vjedhin një sasi stoli ari  dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.

Ndërkohë, siç mëson Llapi.info, hajnat në këto dy shtëpi kanë arritur të vjedhin stoli ari në vlerë rreth 12 mijë euro dhe rreth 2 mijë euro para të gatshme.

Duhet theksuar se një vjedhje e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Dobratin ditë më parë, ku hajnat kanë vjedhur mbi 20 mijë euro./Llapi.info