Një moment epik ka ndodhur në mes të tre liderëve kryesorë të institucioneve të vendit tonë në ceremoninë e FSK-së për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Derisa Albin Kurti, kryeministër, po çohej nga karriga e tij për të bërë nderime, presidenti Thaçi pa se po vinte krykuvendarja Osmani. Dhe gjesti i tij ishte epik.

Ai shihet derisa në mënyrë teatrale me dorën e tij të djathtë i mëshonte karriges së saj për t’i treguar se ku duhej të ulej, e ky pozicion ishte fare afër tij.

Këtë gjest shihet derisa e përcjell edhe kryeministri Kurti i cili e kthen kryet kah dyshja që po bënte skenën teatrale në fjalë, shkruan Periskopi.

Osmani ulet afër Thaçit dhe qeshet përzemërsisht me gjestin e tij. Këtë moment epik mund ta ndiqni nga minuta 17:25 e videos së RTK-së.

Momenti epik ku presidenti Thaçi në sy të kryeministrit Kurti i thotë Vjosa Osmanit: Hajde, hajde këtu ;D

Momenti epik ku presidenti Thaçi në sy të kryeministrit Kurti i thotë Vjosa Osmanit: Hajde, hajde këtu 😀

Gepostet von GazetaBlic am Donnerstag, 5. März 2020