Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se një deklaratë e saj kinse Qeveria ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë është keqinterpretuar.

Hajdari thotë se ka thënë se “nuk ka dashur që të vendoset menjëherë masa e reciprocitetit me Serbinë”.

“Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave”, ka shkruar ajo.