Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar të paktën pezullimin e taksës për mallrat serbe.

“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. E rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. E përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa anti-produktive e Kosovës duhet të paktën të suspendohet”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot Hahn po ashtu kishte thënë se në dialogun Kosovë – Serbi mund të diskutohet edhe për kufijtë, nëse palët pajtohen.