Gundogan në Barcelonë?

Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan ka vizituar Barcelonën dhe pritet të jetë përforcimi i radhës i gjigantit katalan.

Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan ka vizituar Barcelonën.

Nuk besohet se bëhet fjalë për thjesht një vizitë turistike por ai është në negociata me gjigantin katalan për transferim në Camp Nou.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, Gundogan, i cili nuk do ta vazhdojë kontratën me Dortmundin, pritet të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës.

Gjiganti katalan nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janarin e vitit 2016, për shkak të dënimit të FIFA-s.

Por, klubi mund të arrijë marrëveshje me futbollistë, në pritje të ardhje së tyre në fillim të vitit të ardhshëm.