Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të dëgjojë kritikat ndaj lojtarëve të tij pas sezonit të tyre të vështirë në Ligë Premier këtë sezon.

Guardiola pranon që gjithmonë do të ketë një reagim këtë sezon pasi skuadra e tij fitoi dy titujt e fundit me një total prej 198 pikësh.

Ajo që ai nuk e parashikoi ishte një reagim nga Liverpooli i Jurgen Klopp, ekipi i cili ka humbur vetëm dy pikë në 23 ndeshjet e para të sezonit duke krijuar një epërsi prej 16 pikësh me një ndeshje më pak.


“Ajo që bëri skuadra ime gjatë dy sezoneve të fundit ishte e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë dyshim për ta sepse e di se çfarë mund të ndodhë në sezonin pasi të jesh kampion”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Liverpooli do të jetë kampion, por do të jetë kampion në Spanjë, kampion në Itali, kampion në Gjermani. Ata do të ishin kampionë kudo”.

“Ka 22 fitore dhe një barazim nga 23 ndeshje. Është e pamundur ta trajtosh këtë edhe në momentet e tua më të mira”.

“Ne kemi pasur rezultate të mira këtë sezon. Do të luftonim për titullin në Spanjë, Gjermani dhe Itali me pikët që kemi”.


“Por, Liverpooli është thjesht fantastik, fenomenal, dërrmues, me ato që kanë bërë”.

“Për sa i përket mentalitetit, ky ekip është i jashtëzakonshëm”.

“Sinqerisht, është një nga më të mirët që kam trajtuar apo përballur ndonjëherë në karrierën time. Kjo është arsyeja pse unë jam aq krenar”, përfundoi katalunasi.