Guardiola e kërkon yllin e Leicesterit në Man City

Pep Guardiola dëshiron të përforcohet nga Leicesteri.

Trajneri i Man Cityt nga sezoni i ardhshëm, Pep Guardiola, e dëshiron transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicesteri në ‘Etihad’, përcjell Lajmi.net nga Fichajes.

Guardiola i ka kërkuar Txiqui Beguiristain, që ta bëjë të pamundurën për ta sjellë Mahrezin në City.

Algjeriani është njëri nga kandidatët për lojtarin e vitit në Premierligë. Ai deri më tani i ka shënuar 14 gola dhe 10 asiste këtë edicion.

Mahrez vlerësohet rreth 25 milionë funte.