Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij në Janjevë të Lipjanit.

Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje, dhe më pas gruaja kishte ushtruar dhunë fizike ndaj burrit, i cili mori lëndime të lehtë trupore.

“Janjevë, Lipjan, 05.06.2021-22:29. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mos marrëveshje në familje me bashkëshorten e saj te dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht dhe të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK ne raportin e saj ditor.