Një rast dhunë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ku një burrë kosovar ka raportuar se është rrahur nga gruaja e tij.

Policia njofton se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor dhe ndaj tij është lëshuar urdhër mbrojtje emergjent.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara shkon në mbajtje, ndërsa viktimës i lëshohet urdhër mbrojtje emergjent”.