Dje është arrestuar një person në Istog pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën e tij.

Policia njofton se dyshohet që e dashura e tij e kishte sulmuar të dyshuarin një ditë më herët.

“Istog 03.07.2021-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dyshuarën femër kosovare -të dashurën e tij, e cila po ashtu dyshohet se kishte sulmuar të dyshuarin një ditë më herët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.