Antoine Griezmann, dëshiron të largohet nga Atletico Madridi pas një sezoni aspak të mirë.

Por, pavarësisht dëshirës së futbollistit që të bashkohet me Barcelonën, sipas mediumit spanjoll “Sport”, Manchetser Unitedi është favorit për të transferuar yllin francez.

Klubi anglez, edhe më herët kishte shprehur interesim për Griezmannin, por nuk kishte arritur ta transferojë, transmeton KTV.

Raportohet se për 27 vjeçari interesim ka shfaqur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munih.

Që nga ardhja te Atletico Madridit në vitin 2014, Griezmann, ka pasur 248 paraqitje dhe ka realizuar 130 gola.

Kontrata me Atleticon, i skadon në vitin 2023.