Skuadra kampione e Spanjës mund të bëjë ofertë për ta blerë asin francez që pritet të largohet nga Los Rojiblancos gjatë kësaj vere

Barcelona e ka kthyer Antoine Griezmann në prioritet kryesor për ta transferuar gjatë afatit kalimtar verës.

Francezi pritet të largohet nga Wanda Metropolitano në fund të edicionit dhe Juventus është shumë i interesuar për të.

Katalunasit janë shumë të interesuar për ta transferuar francezin, për ta vendosur në fushë, krah Lionel Messi dhe Luis Suarez.