Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Këtë e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Twitter, duke postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “e vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social.

Grenell që mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane kur u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.

Grenell është po ashtu i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.