Emisari i Posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar le Kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se me të pranishmit në takim, kanë ndarë disa ide ku fokus i vecantë ishte zhvillimi ekonomik dhe për këtë duhet fillimisht tejkaluar përplasjet politike, njofton Klan Kosova.

”Ndava mesazhin e njejtë që Amerika s’është e interesuar të përfshihet në formimin e Qeverisë”.

”Ne ndamë disa ide ekonomike për të krijuar energji përreth për të krijuar vende të reja pune”.

”Folëm për një të ardhme me progress”.

”Administrata Trump është krenare për arritjen në ekonomi. Një nga ekonomitë më të mira në botë”.

”Kjo fillon duke ndaluar përplasjet politike. Krijimi i vendeve të reja të punës, do të jetë një nga prioritetet e SHBA-së”.