Grafit i ri në Pejë për Veselin, Thaçin e Mustafën (Foto)

Grafit i ri në Pejë për Veselin, Thaçin e Mustafën (Foto)

Pas grafiteve për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe për kryeparlamentarin Kadri Veseli, në Pejë, në orët e vona të së enjtes janë parë edhe grafite të “treshes” Kadri Veseli – Hashim Thaçi – Isa Mustafa.
Grafiti është bërë në rrugën “Isa Dema” në qytetin e Pejës.

Nën grafitin Veseli-Thaçi-Mustafa shkruan “Inglourious Basterds”. Ky është titulli i një filmi të realizuar në vitin 2009, me rol kryesor aktorin e famshëm Brad Pitt. Në këtë film ai së bashku me një grup ushtarësh hebrenj bëhen bashkë për të kryer krime ndaj nazistëve.