Grabovci: Lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka kujtuar betejën e Likoshanit dhe Qirezit.
Grabovci përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se këto dy beteja i dhanë forcë luftës së UÇK-së dhe ishte paralajmërimi më kumbues për fundin e robërisë.

Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar:
“Beteja e Likoshanit dhe Qirezit i dha forcë Luftës së UÇK-së dhe ishte paralajmerimi më kumbues për fundin e roberisë.
Masakra që bënë forcat armike në popullatën civile, pas betejave të humbura përball UÇK-së, ishte edhe një shpërfaqje para botës e gjenocidit që ushtrohej ndaj popullit tonë, por edhe shprehje e dëshprimit për humbjet e pësuara në teren, Ushtri me Ushtri.
Lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, do mbetët në histori si ushtria çlirimtare më e suksesshme në historinë moderne botërore
Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të rënë”!