Kompania Google synon të ofrojë lojërat Android nëpër kompjuterë që kanë sistemin operativ Windows.

Aplikacioni Google Play Games do të jetë i qasshëm për përdoruesit e Windows nga vera e vitit 2022, e do të realizohen nga Google me qëllim që të mund të shijojnë lojërat nga Google Play nëpër laptopë, tabletë dhe kompjuterët me sistemin operativ Windows, transmeton Telegrafi.

“Përdoruesit nga viti i ardhshëm do të mund të kënaqen me lojërat e preferuara nga Google Play në pajisje të ndryshme siç janë telefonat e mençur, tabletët dhe Chromebook, sikurse edhe në kompjuterët me sistemin operativ Windows. Prodhimi i Google sjell lojërat më të mira nga Google Play Games në shumë laptopë e desktopë. Jemi shumë të gëzuar që do të zgjerojmë platformën tonë në mënyrë që lojtarët të kënaqen me lojërat e tyre të preferuara Android”, thuhet në kumtesën e Google.

Zëdhënësi i Google, Alex Garcia-Kummert, ka thënë për The Verge, se kompania ka zhvilluar aplikacionin, që do të thotë se nuk ka bashkuar forcat me Microsoft, BlueStakcsom apo partnerët e tjerë.

Aplikacioni i shumëpërfolur do t’i mundësojë lojtarëve që lehtë të gjejnë lojërat e tyre nëpër PC të cilat më herët i kanë luajtur nëpër telefonat, tabletë dhe Chromebook.

Megjithatë, Google nuk ka dhënë datën e saktë të lansimit të aplikacionit, por sigurisht që do të shfaqet vitin e ardhshëm. Akoma nuk dihet se cilën teknologji Google e përdor për “aktivizimin” e aplikacionit Android në Windows, por se lojërat do të mund të luhen nga një stream në cloud.