Josip Ilicic mund ta ketë shënuar golin e vitit në gjysmë të sezonit aktual në Serie A, në triumfin e thellë të Atalantas 7:0 kundër Torinos të shtunën.

Ilicic shkëlqeu duke shënuar het-trik në këtë takim, por goli i tij nga goditja e dënimit në një largësi prej 50 metrave i ka pushtuar ballinat, raporton Gazeta Express.

Në minutën e 53-të, anësori slloven e pa portierin e Torinos Salvatore Sirigu tek e kishte braktisur portën dhe reagoi me shpejtësi duke gjuajtur dhe shënuar gol të mrekullueshëm në fillim të pjesës së dytë.

https://tiger.cdnja.co/v/pj/Pjr5.mp4?secure=rxSLB0Gx7XJiik66eC1L0g&expires=1580056200