Ky është momenti drithërues kur një shofer që ishte duke ecur me shpejtësi nëpër një kryqëzim, duke “i prerë” rrugën një automjeti tjetër dhe përfundon duke u rrotulluar tek disa makina të parkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë ngjarjen e ndodhur në Bradford, West Yorkshire në Angli.

Siç thuhet më tej, vetura VW Golf i bardhë rrotullohet pasi ishte futur në një rrugë me një drejtim dhe përplaset me një veturë tjetër.

Për fatin e tij në këtë fatkeqësi, pasagjeri i VW Golf shfaqet duke dalë nga makina e dëmtuar rëndë dhe duke ecur në një distancë të shkurtër drejt drejtuesit të makinës me të cilën u përplas në kryqëzim.

Pamjet e filmuara ndërpriten kur pasagjeri dhe ai që duket të jetë shoferi i Golfit të kthehen në automjetin e tyre.