Transferimi i Mirlind Dakut nga Llapi në Osijek e ka bërë golashënuesin llapjan yll të këtij afat kalimtar në Kosovës.Futbollisti i ri, të cili edhe më herët i ishte parashikuar e ardhme e ndritshme, do të vazhdojë karrierën në ligën kroate, prej nga i ka mundësitë të depërtojë në tregun evropian.

Dakur për vite me radhë është një prej golashënuesve më të mirë të ligës së Kosovës dhe një nga lojtarët më të talentuar, kurse Insporti ju sjell një video të publikuar në internet me të gjithë golat e tij nga dy sezonet e fundit.