Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet një garë që thuhet të jetë ndërmjet “dy shoferëve më të shpejtë shqiptarë”.

Sipas përshkrimit të pamjeve, bëhet fjalë për një garë ndërmjet dy shoferëve të famshëm në komunitetin shqiptar të automobilizmit, “Gogi” dhe “Visi”.

Ata në garë kanë marrë pjesë me dy supervetura, Audi TTRS, përkatësisht me Nissan GT-R R35.

Siç edhe mund të shihet, bëhet fjalë për një garë të zhvilluar mbi një nga urat e Shqipërisë.

Dhe në fund, fitues i kësaj super gare doli Gogi.