Një aksident trafiku i tipit “Godit dhe ik” ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, gjegjësisht në prakingun e qendrës tregtare ETC në Podujevë, me ç’rast person/a të dyshuar me automjetin e tyre kanë goditur veturën e lojës shpërblyese së ETC-së e cila ishte e parkuar.

Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Antigona Çitaku- Dibrani, Zyrtare për Informim në Policinë e Rajonit të Podujevës.

Raportohet se personi/at e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Poashtu, në raportin e policisë për 24 orët e fundit, raportohet për një lëndim të lehtë trupor si rezultat i një mosmarrveshjeje mes familjeve-kusherinjë mes vete në fshatin Bradash të Podujevës, mosmarrëveshje e cila ka ardhur deri te përleshja në rrugë./llapi.info