Ishte finalja e Kupës së Botës 2006, ku Franca po luante me Italinë dhe kjo e fundit fitoi në fund përmes penalltive.

Megjithatë, loja mbahet mend për një nga skenat më tronditëse në një mjedis të tillë, pasi Zinedine Zidane goditi me kokë në gjoks Marco Materazzin.

Gjyqtari i ndeshjes atë ditë ishte Horacio Elizondo nga Argjentina dhe 12 vjet më pas nga finalja mori pjesë në një bisedë të TED-it për të treguar versionin e vetë të ngjarjes.

“Në një moment e pashë Materazzi të shtrirë në dysheme, rreth tridhjetë ose dyzet metra larg, kështu që unë e ndala lojën. Përmes interfoneve tona, pyeta ndihmësit e mi se çfarë ndodhi, të cilët nuk e kishin parë incidentin”, pohoi Elizondo.

Ishte pikërisht në atë pikë gjyqtari i katërt argjentinas me emrin Luis Medina Cantalejo, të cilin Elizondo e përshkroi si ‘engjëllin e tij kujdestar’. Duke vepruar si zyrtari i katërt atë ditë, Medina kishte parë gjithë ngjarjen në mënyrë të qartë.

“E tmerrshme, Zidane e goditi me kokë në trup Materazzi, ishte e tmerrshme. Zidane e goditi Materazzin, kur do ta shieh videon nuk do të më besoni”, tregon Elizondo momentin që “ia shpëtoi edhe karrierën”.

Edhe pse gjyqtari Elizondo kishte kërkuar një përgjigje më teknike ndaj situatës, ai shpjegoi se asistenti tij i kishte dhënë një shpjregim shumë të pasionuar.

“E vetmja gjë që nuk arriti të thoshte ishte ‘olé’”, tha me shaka gjyqtari.

Në momentin kur Elizondo shkonte drejt Zidanet për ta përjashtuar, ai tregoi se “Kur shkova në skenën e krimit, e kisha tashmë këtë informacion dhe e dija se do ta largoja Zidanen”.