A ishte ujk? Teksa vetura jonë po lëvizte skaj një tjetër kthese të ngushtë diku thellë në perfierinë shqiptare, një gjallesë hollake dhe leshtore kundronte nga anash. Nuk kishte dyshim se ishte ai, meqë ne sapo kishim lënë prapa një rezervat natyror ku një panel mbi faunën vendore paraqiste një Canis lupus të ngjashëm. Dhe as nuk ishte e vetmja përvojë e papritur në tokën e Zogut (i vetmi mbret i Shqipërisë në vitet ’20 dhe ’30) që, nën diktatorin shtypës Enver Hoxha, ishte mbyllur hermetikisht nga pjesa tjetër e Evripës gjer në vitet ’90.

Ne kishim vendosur të fillonim udhëtimin tonë nga Korfuzi për t’i bishtnuar kaosit dhe harxhimeve të kryeqytetit, Tiranës, shkruan sot Koha Ditore.

Përgjatë ngushticës, silueta malore e Shqipërisë shquhej e përhumbej mahnitshëm në një rreth resh, andaj kur motoskafi më në fund hyri në limanin e Sarandës, ishte stepje të shihje një xhungël ngrehinash të pështjelluara të ngulitura gjithandej brigjeve. Sidoqoftë, ky fillim në “Rivierën shqiptare” nuk ishte për ne, meqë me partnerin tim kishim ndërruar kahjen e rrugës sonë thellë në prapatokën e thyer të jugut, në kërkim të stolive bizantine, shtëpive të dikurshme të kohës otomane, xhamive, kështjellave dhe restauranteve që gatuajnë më të mirat e prodhimit vendor.

“Shqipëria ka vetëm një rrugë – që shkon drejt Kosovës. Ti nuk mund të ngatërrohesh!”, na udhëzoi burri prej të cilit e morëm me qira veturën. Por ky nuk është bash rasti ynë, në të vërtetë një hartë është e domosdoshme. Në këtë guaskë kurreshtare të kohës ku veturat private janë shfaqur para rreth 25 viteve, parkimi i dyfishtë, vozitja shkel e shko dhe shenjat e padukshme rrugore bëhen pjesë e përvojës së pasur. Mercedesat e fortë dhe xhipat rrezëllitës ishin normë ngado, por kur kaluam ndanë një plaku në biçikletë ose hipur mbi gomar, dukej sikur shekujt ishin ndryshuar. Të përkundërtat vetëm sa rriten, dhe jo vetëm zakoni shqiptar i tundjes së kokës për të thënë po dhe uljes e ngritjes së kokës për të thënë jo. Vetë gjuha nuk është e ngjashme me asnjë tjetër, sado që është sheqerosur me huazime italiane. Disa gjëra shkonin në të kundërtën: një kaftjall i bollshëm filloi me një tortë dhe djathë të bërë feta, domate dhe suxhuk të përpunuar para se të përfundonte me vezë dhe, të paktën, kafe me një frut anash./Fiona Dunlop (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)