Gjuriq: Vetë liderët shqiptarë s’po mund të merren vesh për Trepçën

Gjuriq: Vetë liderët shqiptarë s’po mund të merren vesh për Trepçën

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq thotë se vazhdimi i dialogut të Beogradit e të Prishtinës më 9 shkurt është rast për bisedime për Asociacionin serb të Komunave.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për elemente të statutit, e mendoj se të gjithë pak a shumë janë të njohur me atë se cila është pikëpamja jonë për Asociacionin Serb të Komunave”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe Veçernje novosti, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se formën përfundimtare të rregullimit të Asociacionit duhet konfirmuar përmes dialogut duke theksuar se ASK nuk do të jetë në dëm të shqiptarëve, por në dobi të gjithë Kosovës.
I pyetur nëse supozimi tij se ASK do të themelohet brenda tre muajsh është shumë optimist, Gjuriq ka thënë se ky nuk është supozim por detyrim i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi, të cilët e kanë marrë me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me “Listën Srpska”
Duke komentuar deklaratën e ministrit për integrime evropiane se çështja e Trepçës duhet ta zgjidhë gjyqi ndërkombëtar, Gjuriq ka thënë se nga njëherë i bëhet se “as ata vetë nuk mund të merren vesh si të zgjidhet kjo çështje “.
“Nëse duam normalizim të plotë të marrëdhënieve, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet ta zgjidhin çështjen e pasurisë,po vetëm për shkaqe p çështja e pasurisë, por edhe për shkak të ambientit ekonomik. Ne jemi krejtësisht të gatshëm”. /Koha.net