Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Junik, pasi kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit, nga i dyshuari është konfiskuar arma-pistoletë “Sarsilmaz” me një karikator pa fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.